Përfaqësimi i Kosovës në Jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – Musicland
Me krenari njoftojmë se Arta Haziri Nuhiu do të përfaqësojë Kosovën si anëtare e jurisë në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar Musicland.
Ajo është një udhëheqëse kulturore, edukatore muzikore dhe drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet” si dhe e Festivalit Ndërkombëtar “Rising Stars” – dy platforma me ndikim për talentet e reja në Kosovë dhe më gjerë.
Ky përfaqësim është dëshmi e angazhimit dhe suksesit të saj në promovimin e të rinjve dhe artit në skenën ndërkombëtare.
🎶 Urime dhe suksese Arta!