Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Lulëzim Behxheti.
Ja postimi i plotë i Nazim Gagicës:
Lulëzim Behxheti – vizion, dije dhe guxim për Gjilanin!
Lulzim Behxheti, arkitekt me përvojë ndërkombëtare dhe qytetar i përkushtuar, është zëri që mungon legjislativit të Gjilanit por edhe vizioni që i duhet ekzekutivit. Ai nuk është vetëm nevojë për përfaqësim të denjë, por është domosdoshmëri për zhvillimin strategjik të qytetit tonë në periudhën 2025–2033.
Me 30 vite përvojë profesionale në Finlandë, me një vizion të qartë urban dhe ekologjik për Gjilanin dhe me angazhim të vazhdueshëm në kauza sociale dhe komunitare, Luli nuk i duhet vetëm Kuvendit, i duhet edhe zhvillimit të Gjilanit!
Nga ide ekologjike, projekte infrastrukturore të qëndrueshme, tek ndihma për fëmijët me nevoja të veçanta – Luli si pjesë e ekipit tonë për Kuvendin Komunal, vjen me përvojë, ide dhe integritet.