Ka dështuar tentimi i 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët nuk arritën as në afatin e fundit kushtetues të gjejnë kompromis për të arritur konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje pati vetëm 56 vota në tentimin për formimin e komisionit për ndryshimin e mënyrës së votimit.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme për deputetët dhe më 8 gusht pritet të marrë një aktgjykim të ri lidhur me mbarëvajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.