Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “28 Nëntori”, një zonë që tashmë njihet rrugë e aksidenteve rrugore.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Për fat, ende nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Banorët e lagjes shprehen të shqetësuar për rrezikshmërinë në rritje të kësaj rruge, e cila, sipas tyre, shpesh bëhet skenë aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës adekuate, shpejtësisë së lartë dhe infrastrukturës jo të përshtatshme.
Jemi dëshmitarë të aksidenteve pothuajse çdo javë. Po rrezikohet jeta e qytetarëve. Kërkojmë nga organet përgjegjëse ndërhyrje të menjëhershme – sinjalistikë, ngadalësues të shpejtësisë dhe kontroll më të rreptë të trafikut,” – thonë banorët.
Ata apelojnë që institucionet komunale dhe organet e rendit të marrin masa parandaluese sa më shpejt, për të shmangur tragjedi të mundshme në të ardhmen.