Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në liqenin e Ujmanit, ku një person rreth moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Sipas burimeve të para të Sinjalit, bëhet fjalë për një gurbetqar i cili ndodhej në Kosovë.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente, policia si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit me barka.
Operacioni për gjetjen e trupit po vazhdon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.