Policia e Rajonit të Gjilanit ka gjobitur një mërgimtar nga Zvicra me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është përcaktuar 60km/h, i njëjti është kapur duke vozitur 113 km/h.
Atij i është ndaluar drejtimi i automjeteve në Kosovë për tre muaj, teksa gjoba do të përcillet tek autoriteetet zvicerane.
Rasti ka ndodhur tri ditë më parë, në rrugën Gjilan-Kamenicë.
“Më datë 25.07.2025, zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta për kontrollin e trafikut rrugore në pike kontrollit të automjeteve në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftim.