Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, ka mbajtur sot mbledhje urgjente me inicim të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me pikën e vetme të rendit të ditës, diskutim për vijën kadastrale në lagjen “Dardania”.
Pas një debati të gjatë, të gjitha grupet politike janë dakorduar që Kuvendi t’i dërgojë një rekomandim Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të inicojë rishikimin e decentralizimit në tërësi, përkatësisht, rishikimin e kufijve të Gjilanit dhe Novobërdës.
“Rekomandimi i parë për MAPL-në dhe Agjendionin Kadastral të Kosovës është për stopim të procesit të ndërrimit të adresave, sikurse që Kuvendi i Komunës të inicojë korrigjimin e kufirit komunal. Gjithashtu, në kuadër të kësaj, të gjitha shërbimet të cilat janë dhënë deri tash, do të vazhdojnë të jepen në Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryesuesi Kadriu, rekomandim ky i cili mori votat e asambleistëve të të gjitha grupeve politike.
Paraprakisht, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se dje ka takuar përfaqësuesit e banorëve të një pjesë të lagjes “Dardania”, të cilëve ua konfirmuar se do të jetë krahë në kërkesat e tyre të drejta, por kërkoi që të mos politizohet ky aspekt në artikulimin e çështjes nga ta.
Ai theksoi se kufijtë e komunave duhet t’i nënshtrohen votimit me shumicë të dyfishtë në Kuvendin e Republikës.
“Po e përsëris atë që u kam thënë banorëve, që procedurat të cilat duhet të ndiqen e për të cilat e keni mbështetjen time të plotë, iniciativën po e ndërmarrim të gjithë bashkë në mënyrë të unifikuar, dhe ta dërgojmë në MAP. Më pas, ta bëjmë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ministrisë së linjes, në mënyrë që t’i shprehim edhe shqetësimet tona, por edhe ta adresojmë kërkesën tonë të drejtë e legjitime, e cila ka qenë gjithmonë e tillë”, ka deklaruar Hyseni.
Ndërkohë, Riad Rashiti, kryetar i PDK-së në Gjilan, gjatë adresimit para kuvendarëve, ka thënë se kjo çështje ka prekeur thellë jetën e qytetarëve në lagjen “Dardania”.
“Kjo lidhet me dinjitetin, të drejtat dhe shërbimet e banorëve tanë. Një pjese të banorëve aty po u thuhet që nuk janë më qytetarë të Gjilanit, por të një komune tjetër. Duhet ta ndalim sot bashkarisht këtë padrejtësi. Reagimi i banorëve të “Dardanisë” përmes peticionit, është shumë i drejtë dhe jemi këtu që t’u japim zgjidhje atyre”, ka thënë Rashiti.
Në emër të banorëve të kësaj lagjeje ka folur Shadije Shkodra, e cila tha se po e shpreh shqetësimin e tyre, pasi, sipas saj, kjo situatë ua vështirëson jetën meqë duhet udhëtuar disa kilometra për të marrë shërbime në një komunë tjetër.
Ndërkaq, Ismajl Kurteshi, nga Grupi i Këshilltarëve të VV-së, tha se personalisht është për një modifikim të iniciativës së PDK-së, për të shtuar se përkrah plotësisht kërkesat e banorëve të kësaj lagjeje.
“Për rikujtim, reagimi më i ashpër kundër decentralizimit në atë kohë në baza etnike ndodhi pikërisht në Anamoravë përmes peticioneve e protestave. Sa për dijeni, Kuvendi i Gjilanit, në vitin 2006, e miratoi një Rezolutë, përmes së cilët është kundërshtuar decentralizimi në baza etnike”, tha Kurteshi.
Nazim Gagica, shef i grupit të AAK-së, tha se më të drejt banorët i kanë ngritur shqetësimet e tyre, por tha se nuk duhet të bien pre e fushatave politike, pasi theksoi se akoma nuk kanë parë një shkresë zyrtare nga niveli qendror dhe nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur.
Shefi i grupit të LDK-së në Kuvendin e Komunës, Avdyl Aliu, tha se procesi i decentralizimit ka qenë njëri nga hapat më të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës.
“Decentralizimi ka forcuar shtetin dhe demokracinë, ka ofruar shërbimet te qytetari. Ky proces ka qenë instrument për menaxhim të diverzitetit etnik dhe social. Pa këtë proces, Kosova nuk do ta kishte mbështetjen ndërkombëtare”, tha Aliu, për të shtuar se Komuna ka nisur procesin e rishikimit të këtij porocesi në vitin 2015.
Në këtë seancë kanë adresuar qëndrimet edhe asambleistët, Bujari Nevzati (shef i GK të PDK-së), Muhadin Haziri, Besnik Shala e Arianit Sadiku, Ekrem Kryeziu e Krenare Latifi – Kqiku,