Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët vijnë nga komunat e Anamoravës: Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Novobërdë.
Bursat do të ndahen në nderim të mjekut të njohur të rajonit, internistit dhe nefrologut Dr. Feti Hetemi, në përvjetorin e pestë të ndarjes së tij nga jeta. Ky është viti i katërt me radhë që ndahen bursa për studentë të mjekësisë në emër të tij, duke reflektuar dëshirën dhe përkushtimin e Dr. Hetemit për përgatitjen e kuadrove të rinj në fushën e shëndetësisë.
Për vitin akademik 2025, Fondacioni do të mbështesë dy studentë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës. Bursat në vlerë prej nga 500 euro secila do t’u ndahen atyre që plotësojnë kriteret e përcaktuara: suksesin e lartë akademik dhe gjendjen e vështirë ekonomike.
Aplikimi është i hapur nga data 1 deri më 15 gusht 2025. Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën (aplikacionin) së bashku me certifikatën e notave në adresën elektronike: fondacionidrfetihetemi@gmail.com.
Alikacionin mund ta shkarkoni në këtë link:
https://drive.google.com/file/d/1lwSzyXrJjR13PkXEeCvau75ZDjGl6sOC/view?usp=drive_link
Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga një komision profesional, ndërsa emrat e fituesve do të shpallen më 19 gusht 2025.
Bursa-2024wwww.jpg
Fondacioni thekson se të gjitha të dhënat personale të aplikuesve do të ruhen dhe trajtohen në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.