Çmimet e biletave të linjës Prishtinë Gjilan janë rritur për 50 cent. Kjo sipas shoqatës së transportit rrugor po ndodh pasi shtrenjtimit të naftës, energjisë elektrike e shtrenjtim të tera. Por sipas udhëtarëve ky çmim do të jetë i papërballueshëm për ata që udhëtojnë çdo ditë.
Çmimi i biletave nga Gjilani në Prishtina nga kjo e premte është rritur.
Nga 2 euro e gjysmë sa kanë paguar më herët qytetarët që kanë udhëtuar në këtë qytet tani do të paguajnë 3 euro.
Kurse studentëve nga 2 euro bileta do ti bëhet 2 euro e gjysmë.
Një gjë të tillë e konfirmoi, kryetari i shoqatës së transportit rrugor, Jakup Berisha, i cili njëherazi është pronari i njërës nga kompanitë e autobusëve në Gjilan.
“Besoj që një pjesë dërmuese do të startojnë sot, eventualisht të hënën, me ngritje të çmimit, çmimi është 18% për-qind ka ngritje krahasim me biletat ekzistuese dhe ne duhet të mirëmbajtjen në këto kushte të ekonomizimit dhe të veprimeve ekonomike në faktorët që ndikojnë në shpenzimet e kompanive ne duhet të bëjmë një ngritje e cila nuk është aq sa ishte dashur”, thotë Jakup Berisha, Kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor.
Berisha mes tjerash tregon arsyet e rritjes së çmimit.
“Prej rritjes se çmimeve të karburanteve, energjia elektrike, sepse mirëmbajtja e servisëve, parkingjeve e zyrave na ka u ngritë energjia elektrike. Pagat e punëtorëve, pra janë rritur pagat e punëtorëve, pra këto çmime i kemi që 10 vite,ndërsa paga e punëtorëve nga 170 euro është bërë 350 euro paga minimale dhe shtrenjtimi i peronizimit në stacionin e autobusëve në Prishtinë”, thotë ai..
E rritja e çmimit të biletave sipas qytetarëve do të jetë e papërballueshme.
“Po sikurse çdo gjë tjetër që është shtrenjtu edhe kjo reflekton në shtrenjtimin e kostos së përgjithshme. Për kushtet standardet edhe pagat për të cilat i kemi nuk është edhe për studentët është një kosto që është kogja e pa përballueshme”, thotë Gzim Hoti – qytetar.
“Unë këtë e kam kapur me një euro, para tetë vitesh, e quan në një gjysmën tani në dy e pastaj në dy e gjysme, nuk e di se çfarë janë duke bërë”, thotë Alit Xhaferi.
“Kush udhëton çdo ditë, për mua është e përballueshëm a për dikë tjetër që udhëton çdo ditë normalisht që jo”, shprehet Ekrem Hoxha.
Nga Shoqata e Transportit Rrugor presin rritje të çmimit të biletave edhe në linjat tjera ndër-urbane./teve1/