Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë është regjistruar mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ndërkohë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.
Aktualisht nuk ka shumë kolona nëpër pikat kufitare tjera të Kosovës dhe më e ngarkuara, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është ajo te Dheu i Bardhë.
Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10-15 minuta.