Me fitoren 4:1 ndaj kampionit të Gjibraltarit, Lincoln, Drita është kualifikuar për në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, tani do të ndeshet me kampionin e Suedisë, Malmon.
Për këtë sfidë dhe duelet tjera eventuale të ‘Championsit’, por edhe të futbollit kosovar, trajneri Bekim Isufi ka zbuluar se do t’i transferojnë edhe dy ose tre futbollistë, shkruan Gazetasheshi.com.
“Ne do t’i marrim edhe dy-tri përforcime tjera. Malmo është në një nivel tjetër për dallim me dy skuadrat që jemi ndeshur”, është shprehur Isufi.
Drita ndeshjen e parë me Malmon do ta luajë më 10 korrik në Mitrovicë, kurse të kthimit më 17 korrik në Suedi.