Lirik Qerimi nga Gjilani është licensuar zyrtarisht si pilot komercial për aeroplanin Boeing 737, duke shënuar kështu një hap të madh në karrierën e tij profesionale. Pas një periudhe intensive trajnimi dhe përkushtimi, ai ka diplomuar me sukses në “Global Aviation School” në Athinë, një ndër akademitë më të njohura të aviacionit në rajon.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qerimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen për familjen, miqtë, instruktorët dhe stafin e akademisë që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtij rrugëtimi të veçantë drejt realizimit të ëndrrës për të fluturuar. Licensimi për Boeing 737 është një arritje e madhe që i hap dyert për operimin në fluturime komerciale ndërkombëtare, duke e bërë Qerimin një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë që synojnë karrierën në fushën e aviacionit./Radio Star/