Për dy ditë radhazi amfiteatri i sheshit u shndërrua në një fushë të mbuluar me rërë. Kjo për shkak të aktivitetit të Beach Volley në kuadër të Kamenica Summer Fest.
Kjo ngjarje mblodhi pjesëmarrës nga qytete të cilët u përballën në një garë të fortë mes vete.
Në natën e parë ishte kategoria e femrave ku pjesëmarrës ishin 7 ekipe.
Vendin e parë e morën Arjola Qehaja dhe Alba Matoshi nga Kamenica, ndërsa në vendin e dytë u renditën Xhudi Krruti dhe Lyra Pireva nga Prishtina.
Në natën e dytë ishte kategoria e djemve, me 8 ekipe pjesëmarrëse ku në vendin e parë triumfuan Drilon Latifi nga Kamenica dhe Erjon Behluli nga Gjilani. Ndërsa në vendin e dytë u renditën Rigon Bajramin dhe Eron Murseli nga Gjilani.
Shikuesit që ndoqën garat për dy ditë me radhë, i përkrahën lojtarët me duartrokitje dhe mbështetje të vazhdueshme.
Në këtë ngjarje Drejtori i Kulturës, Behar Hyseni, i cili ishte prezent gjatë ngjarjes, uroi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për përpjekjet dhe suksesin e tyre.