Skuadra gjilanase FC Drita është gati për sfidën e rradhës në Europa League, ku në raundin e tretë kualifikues do të përballet me gjigandët rumunë, Steaua Bucuresti.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në kryeqytetin rumun, Bukuresht, këtë të enjte me fillim nga ora 20:30.
Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, klubi ka shpërndarë një imazh simbolik në rrjetet sociale, ku sulmuesi Blerim Krasniqi shfaqet duke ngritur dy gishta në formën e shenjës së paqes. Ky gjest i thjeshtë por domethënës ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme, sidomos në kontekstin e raporteve historikisht të tendosura shqiptaro-rumune.
A është ky një mesazh diplomatik nga Drita apo thjesht një motivim sportiv? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.