Mbrëmë, në Parkun “Dardania” në Gavran, përjetuam një mbrëmje me plot energji, atmosferë të jashtëzakonshme dhe frymë sportive.
Përmes ndeshjeve të Streetball-it 3×3, u krijua një ambient i gjallë dhe motivues për të rinjtë tanë, duke sjellë adrenalinë dhe garë të shëndetshme në zemër të komunitetit. 🏀
Përgëzoj ekipet pjesëmarrëse dhe në veçanti fituesit e kësaj gare:
🥇 Vendi i parë – “Bero Kingdom”
🥈 Vendi i dytë – “KAI”
Sporti është një nga mënyrat më të fuqishme për të bashkuar komunitetin dhe për të ndërtuar ura mes njerëzve. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aktivitete të tilla që nxisin pjesëmarrjen qytetare, shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë.
Gjilani ynë meriton më shumë. 💪