Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan konfirmon fuqishëm mbështetjen për kandidaturën e Kryetarit të Qendrës, njëherit Kryetar i Komunës, Alban Hyseni për të vazhduar mandatin e dytë në udhëheqje të Gjilanit.
Në mbledhjen e Këshillit sot, delegatët votuan listën e fitores së 12 tetorit, për përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal.
Lista jonë përfaqeson vlera me njerëz të shquar të komunës sonë, profesionistë të dalluar në fushat e tyre, të cilët përfaqësimin me dinjitet kanë detyrë, ndërsa mirëqenia qytetare dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm janë synimi ynë parësor.
Vazhdojmë bashkë me qytetarët edhe katër vite tjera pune dhe progresi për Gjilanin.
Na priftë e mbara!