Sot, në Istog, bashkë me ekipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, patëm një takim të rëndësishëm përgatitor pune për zgjedhjet që po afrohen. Diskutuam hap pas hapi strategjinë dhe vizionin edhe për qytetin tonë, duke filluar nga projektet që do të nisim menjëherë, deri te ndryshimet afatgjata që Gjilani ka nevojë.
Për mua, kjo garë është për familjet që dua t’i shoh të jetojnë më mirë, për të rinjtë që dua t’i shoh të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe për bizneset që dua t’i shoh të rriten pa pengesa e procedura byrokratike.
Me besimin se vetëm bashkë mund ta bëjmë Gjilanin shembull të suksesit, ku puna e ndershme, zhvillimi dhe shpresa, kthehen në realitet e jo në zhgënjim për çdo qytetar.
#përGjilanin