Reagim ne lidhje me shkrimin e Shefik Surdullit për Raportin e KA të “Eco-Higjiena” Sh.p.k
Zoti Surdulli shkrimi I juaj i bëre ne “Rajoni Pres” eshte nje vazhdimesi e shkrimeve te juaja te bera deri me tani ne lidhje me kete partneritet, me cdo kusht deshironi te mbroni te kunderligjshmen dhe kancerin e te cilin ju ia keni sjellur jo vetem Gjilanit por edhe Regjionit ne teresi. Ajo qka keni shkruar ne Rajoni Pres ne Portalin e juaj eshte pa asnje mbules, as te vetmin argument nuk e keni, por vetem deshironi ta mbuloni ish bosin e juaj I cili pa asnje baze ligjore ka hyre ne PPP te nej ndermarrje publike rajonale.Ju perkujtojme se partneri private eshte person fizik nga Austria e jo person juridik –deg e Moser-Group Austria ashtu siq e ka nenshkruar marreveshjen, neni 37 I ligjit Shoqerive Tregtare I definon keto gjera pra personat private te ardhur ne Kosove kane regjistruar nje biznes me 1000€ kapital dhe ate jo kapiatl te paguar kane marre kompanin publike KRM”Higjiena” Sh.A , pra kjo eshte uzurpim , zhvatje dhe denigrimi me I ulet qe I eshte bere komunes tone dhe regjionit, pikerisht nga ana e juaj si parti qe keni qene ne pushtet.
Perveq te gjitha te berave , ky partner ka shkelur marreveshjen e PPP e cila fund e krye ishte kunderligjore sepse neni 16 I Ligjit te mbeturinave nuk lejon bartje e Licences tek operatoret e pa licencuar , ju e keni bere kete, partneri private qe nga Viti 2012 e ka uzurpuar kompanine , ka larguar puntor nga puna, nuk ka investuar asnje cent te vetem ne “Ecohigjiena” ShPK , ka shitur asetet e Partnerit publik pa e pyetur askende, eshte futur ne obligime pa mbules dhe pa asnje baze ligjore, ka huazuar kamion me qera te larte te cilen qera e keqperdor ne maksimum, merret me shkrime denigruese per instutucionet komunale me qellim te cvendosjes se vemendjes nga problemet reale qe jane ne kete kompani.
Ju lutem , ju nuk e dini per qka behet partneriteti por vetem si emer e keni degjuar, prandaj nese nuk e keni ditur atehere po ju tregoj se partneriteti behet me qellim te kursimit te fondeve vetanake dhe ato fonde te kursyera te investohen ne arsim , shendetesi, pra te sjell nje infuzion ne ekonomin jo te mire te Kosoves se kapur. Mirepo ju e dini shume mire qe Komunat nuk kane te drejte te investojne ne ndermarrje publike sepse ligji nuk iu lejon, atehere shtrohet pyetja cila eshte arsyeja qe e keni bere kete partneritet te deshtuar qe nga fillimi.
Ju duhet ta kuptoni se periudha e investimit ka perfunduar me 31.12.2014, partneri private nuk ka investuar asnje cent te vetem perveq asaj qe ka llogaritur paga te majme per vehte dhe qera nga dhenja e aseteve ne “Ecohigjiena” te cilat shuma pastaj I ka kthyer ne kapital te kontribuar te “Ecovizionit” Sh.p.k ne “Ecohigjiena” SH.P.K, mirepo kete dallaver jo ne Ligji mbi Shoqerit Tregtare nuk ia lejon. Ky njeri ka shkaterruar raportet ndernjerzore ne kete kompani, ka prishur klientelen dhe eshte duke e shkaterruar sepse ne kundershtim me ligjin mbi faljen e borxheve eshte duke falur ende, mos investimi I ka shkaktuar deme te medha sepse 1. 5 milion euro investime ka qene nje vlere qe e kish ngjall sektorin e ambientit e veqanarish sferen e mbeturinave e I cili eshte nje sektor jo profitabil dhe I perkrahur me fonde te shumta nga
2 / 2
Qeveria qendrore. Ju lutem vetem nese keni mundesi te vizitoni kompanit tjera sa kane perfituar nga donacionet e jashtme dhe donacionet e qeveris qendrore ndersa kompania jone eshte edhe me keq se ne vitin 2012 atehere kur e vershoi presioni I juaj per gllaberim te gjithqkaje. Ne jemi te vetedishem qe kjo gjendje eshte e paqendrueshme sepse ju po insistoni , mirepo nuk munde te jete pa kufi sepse ne mungese te investimeve do te vijme deri tek nje katastrof ambientale me pasoja te pa riparueshem , sepse mungojne investimet dhe gjithqka eshte paar kolapsi, pastaj nese vazhdon keshtu kjo eshte nje keqperdoim I prones publike dhe ndihmes e krimit nga ana e institucioneve komunale.
Marrëveshja e Partneritetit Publiko- Privat,
Zotimet teknike ose angazhimet tregtare të palëve, Neni 5
(ii)Kur kontraktori kontribuon me mjete të veta themelore (pajisje) ato
nuk duhet të jenë më të vjetra se dy vite, dhe vlera e tyre neto (e zhvleftësuar) do të merret si vlerë e kontribuar. (iii) Shuma e investimeve që duhet t’a realizojë Partneri Privat sipas planit dinamik të investimeve është 1,500,000.00. euro. Realizimi i investimeve nga investitori do të bëhet sipas dinamikes së bazuar. Në planin e investimeve: Në vitin 2012 – 500,000. 00€, 2013 – 500,000. 00€, 2014 – 500,000. 00€
(iii)Çdo përfitim i palëve në fitimet e ndërmarrjes së përbashkët, gjatë 30 muajve gjersa të arrihet përpjesëtimi i kontributeve 49 : 51, do të vlerësohet në mënyrë proporcionale sipas realizimit të investimeve të parapara ne marrëveshje.
5.2 Të punësuarit aktualë janë obligim i investitorit t’i mbajë në punë, konform Ligjit dhe rregullave të punës, përveç që mund të bëhet ristrukturimi dhe risistematizimi i tyre.
Vlen të theksdohet se ishë legjislatura e qeverisjes së kaluar, pjes e se cilës ishte edhe vetë z. Sordulli, ose nuk e ka kuptuar ndoshta edhe ka munguar shikimi për ta lexuar?, Qka don të thot se Invesitori- Partneri Privat mbrenda afatit 30 muajve ka qen dashur të arrin realizimit e investimeve të parapara, pas afatit 30 muaj të vlerësohet në mënyrë proporcionale në bazë te investimit apo kapitalit të kontribuar atëher konsiderohet se partneri Privat në kapitalin investues proporcion 51% është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për administrim e ndermarjës së perbashkët “Ecohigjiena” sh.p.k e qe një gjë nuk ka ndodhur dhe asë nuk pritet te ndodh se kemi të bëjm me invesitor te rrejshëm
Mbes me shprese se keshilltari I nderuar do te heqe dore nga mbrojtja e interesave klanore dhe grupore dhe ti kthehet realitetit I cili po mbreteron se vetem me pune dhe angazhim munde ta mbrosh veteveten dhe te tjeret por me shantazhe e fjale inekzistente nuk mund ta bindesh opinonin.
Gjilan Datë 30.06.2018 Muhadin Haziri Anetare I komisionit te Aksionareve