Kjo foto nuk është nga ndonjë ndërtesë e braktisur, por nga brenda Spitalit të Gjilanit, një institucion që duhet të ofrojë siguri, dinjitet dhe kujdes për pacientët. Në vend të kushteve të denja për trajtim, pacientët dhe stafi po përballen me mure të rrënuara, dyer të kalbura dhe mungesë të mirëmbajtjes elementare.
Ky degradim nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e emërimeve politike dhe mungesës së vizionit menaxherial. Menaxhmenti aktual, i vendosur nga “bedelet” me rekomandime partiake nga Prishtina dhe me vulë të strukturave të VETËVENDOSJE-së, ka dështuar të sjellë ndryshime reale. Në vend të investimeve dhe reformave, kemi një “kozmetikë” të rreme, ndërsa problemi thellësohet çdo ditë.
Shëndetësia nuk mund të udhëhiqet nga militantë partiakë, por nga profesionistë të vërtetë që e njohin dhe e duan punën e tyre. Derisa kjo të ndodhë, spitali do të mbetet një pasqyrë e hidhur e dështimit të politikës ndaj qytetarëve./Radio Star/