FC Drita ka njoftuar se nga sot (e hënë) ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e raundit të tretë të UEFA Europa League kundër FCSB (Steaua Bukureshtit).
Biletat mund të blihen fizikisht nga ora 18:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ndërsa në ditën e ndeshjes do të jenë në shitje edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në tri pika të ndryshme.
Çmimet e biletave janë si vijon:
•Veri: 3 €
•Lindje: 5 €
•Perëndim: 10 €
•VIP: 20 € (katering all inclusive)