Klubi i volejbollit Drita ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke nënshkruar me lojtarin e ri premtues Kejsan Mavriqi. Vetëm 16 vjeç, Mavriqi konsiderohet një nga talentet më të spikatur të volejbollit kosovar.
Në sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës së Feniksit, ku ka treguar performanca të mira në pozitën e pranuesit. Kalimi te Drita shihet si një hap i madh në karrierën e tij, duke i ofruar mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe përfaqësim në nivele më të larta.
Nga sezoni i ardhshëm, Mavriqi do të veshë fanellën bardh e kaltër, me pritshmëri të mëdha nga stafi dhe tifozët.
KV Drita i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në rrugëtimin e ri: “Suksese në sezonin e ri, Kejsi, na prift e mbara!” 💪
#KVDritaM #DritaFamilja #NewSeason