Skuadra nga Rumania, Steaua do të ketë mungesa të shumta për ndeshjen e kthimit ndaj Dritës në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Mediumet rumune, kanë raportuar të martën se Steaua do ti ketë tetë mungesa për ndeshjen kundër Dritës, që luhet të enjten prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lajmi i vetëm i mirë te Steaua është kthimit i dy lojtarëve, Stefan Tarnovanu e Siyabonga Ngezana që janë kthyer pasi munguan në ndeshjen e parë shkaku i suspendmit.
Ndërkohë, rumunët po shpresojnë në rikuperimin e Darius Olaru e Risto Radunoviq që janë të lënduar.
Vetëm tre lojtarë të formacionit startues ndaj ndeshja e fundit kampionale, të cilën Steaua e humbi nga Unirea Slobozia, janë të konfirmuar kundër Dritës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur javën e shkuar në Bukluresht u mbyll me fitoren e Steauas 3:2 edhe pse Drita deri në 20-të minutat e fundit të takimit ishte në epërsi 2:0.
Katërshja e arbitrave nga Gjeorgjia do ta ndajë drejtësinë në duelin në Prishtinë, me Giorgh Kruashvili kryesor, pastaj ndihmësit Levan Varamishvili e Zaza Pipia kurse gjyqtarë i katërt do të jetë Giorgi Avazashvili.
Steaua me tetë mungesa ndaj Dritës