Mediumi i madh gjerman, ‘Bild.de’ i ka kushtuar një shkrim special fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, të cilën e fitoi Drita, shkruan Gazetasheshi.com.
Gazeta gjermane fillimisht ka përshkruar gjysmëfinalet për të ardhur te finalja ndërmjet kampionit të Gjibraltarit, Lincoln dhe atij të Kosovës, Dritës, të cilën skuadra kosovare e fitoi 4:1 në prani të 16 shikuesve, katër prej të cilëve ishin të ekipit kosovar.
Bild.de’ ka shkruar për mënyrën sesi futbollistët nikoqirë të Lincolnit erdhën në stadium në mënyra të ndryshme, disa me vetura, disa me skuterë e disa prej tyre në këmbë, duke qenë se nuk është ekip profesionist, teksa përmend edhe arritjen historike të Dritës, klubin siç e quajnë me 500 mijë euro buxhet.
Ndërkohë, për Dritën thuhet se të gjithë futbollistët i ka profesionistë dhe vjen nga Gjilani me 55 mijë banorë, raporton Gazetasheshi.com.
E ndërkohë, menaxheri i klubit gjilanas, Jetmir Selihu citohet të ketë thënë se tashmë duhet menduar për Malmon, kurse më pas dëshirë e tij do të ishte një duel me Baselin ose Dinamon e Zagrebit.