SHBA-ja i dhuron 50 autoblinda FSK-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë transferuar 50 automjete të blinduara Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E, ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se ky është një hap tjetër në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për forcimin e sigurisë së të dy kombeve.
“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë t’i transferojnë 50 Automjete të Blinduara Sigurie (ASV) Qeverisë së Kosovës në kuadër të Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së të dy kombeve tona”, thuhet në njoftim.