Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë dhe degëve, që zgjati mbi tri orë dhe erdhi pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë.
Në këtë deklaratë thuhet se kolegjiumi i degëve “rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore, në angazhimin për stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave, parimeve dhe politikave të LDK-së në institucionet e vendit”, shkruan Arbresh.info
“Rikonfirmon përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve funksionale, në respektimin e rendit kushtetues dhe në ofrimin e zgjidhjeve që i shërbejnë interesit shtetëror dhe qytetar”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info
LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën

