Samiti Trump – Putin në Alaska: Pritshmëria për paqe dhe realiteti i Arktikut
Çfarë nuk shkoi mirë?
Çfarë ndodhi në të vërtetë?
Shkruan: Emrush T.Shkodra
Samiti i shumëpritur mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska u paraqit para publikut si një shans historik për të sjellë paqe në botë dhe për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pritshmëria kryesore, e ndërtuar me kujdes përmes retorikës së Trump, ishte arritja e një armëpushimi në Ukrainë dhe fillimi i një procesi drejt stabilitetit global.
U promovua një takim mes titanëve dhe shumë i dëshiruar prej kohësh, dhe samiti pritej të ishte një hap drejt paqes, por përfundoi me pak. Në të vërtetë thuajse asgjë.
Jeta vazhdon, dhe tani të gjithë po presin takimin e mundshëm mes Zelenskyy dhe Putinin me ndërmjetësimin e Trump-it ose samite të reja me përfshirje të mëtejshme ndërkombëtare, edhe pse takimi nxjerr na pah një raport të ftohtë, sado që promovimi ishte i kundërt.
Megjithatë, pas katër orësh bisedimesh intensive dhe një konference të shkurtër për shtyp, e cila përfundoi me fjalët e Trump se “nuk pati marrëveshje”, u bë e qartë se takimi nuk kishte dhënë frytet e pritura.
Çfarë nuk shkoi mirë?
Pa marrëveshje ose armëpushim: Liderët Trump-Putin nuk arritën të siguronin një armëpushim ose marrëveshje konkrete. Trump vetë u shpreh se nuk arritën “një marrëveshje”.
Sipas disa analizave Putin mund të cilësohet si fitues simbolik. Edhe pse nuk pati marrëveshje, Putin fitoi nga samiti, duke u paraqitur si një palë e barabartë dhe duke fituar legjitimitet diplomatik, për faktin se tashmë konsiderohej si njeriu më i izoluar në botë, dhe se shteti i tij po përballet me një izolim dhe sanksione të vëra nga perëndimi, përderisa Trump doli pa arritur asgjë konkrete.
Konferencë për shtyp e papritur dhe pa pyetje. Fakti që Putin foli i pari, dukej si një dominancë. Konferenca pas samitit zgjati vetëm 12 minuta, pa marrë pyetje nga gazetarët. Trump tha që “nuk pati marrëveshje” dhe u largua papritur.
Optika e diskutueshme, tapet i kuq për Putin. Me një mirëseardhje ceremoniale dhe vendosje simbolike, përfshirë shtrimin e tapetit të kuq nga ushtarët amerikan që mediat i kishin fokusuar në gjunjë duke shtruar tepihun para aeroplanit Rus, me përcjellje të eskortës presidenciale, samiti i dha imazh pozitiv Putinit. Duke ngritur kështu shqetësime tek udhëheqësit Evropianë, Ukrainas dhe pjesa tjetër e botës për normalizim të marrëdhënieve pa kushte.
Rusia dëshiron të jetë e përfshirë në veton e saj sa i përket anëtarësimin të Ukrainës në NATO, dhe kjo nuk u pranua me mirëkuptim nga Liderët evropianë, përfshirë Starmer, Macron dhe Meloni, ku theksuan se Rusia nuk mund të ketë të drejtë “veto-je” për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose BE, dhe kërkuan garanci të forta për sigurinë e Ukrainës, por si duket kjo as nuk u diskutua në mes Trump dhe Putin!
Tërthorazi në takim u tha se janë prekur edhe Tregjet financiare më indiferente, por pa ndonjë sinjal shumë të rëndësishëm. Analistët financiarë thanë se samiti nuk ndryshoi shumë në tregje, megjithëse mungesa e sanksioneve të reja nga një këndvështrim afatshkurtër mund të cilësohet si pozitive, e as nuk pati rënie e as ngritje të tregjeve, thjeshte kishte një stabilitet.
Diskutime sekrete për investime energjetike në Arktik
Çfarë ndodhi në të vërtetë?
Para nisjes së samitit, brenda Shtëpisë së Bardhë është diskutuar mundësia për të përdorur thyerës akulli bërthamorë rusë për zhvillimin e projekteve të gazit dhe LNG në Alaska, si Alaska LNG me vlerë 44 miliardë dollarë, për të lehtësuar transportin në zonat e largëta të Arktikut. Këto diskutime nuk u konfirmuan zyrtarisht nga asnjëra palë.
Burime jozyrtare dhe raportime të mediave ndërkombëtare sugjerojnë se tema kryesore e diskutimeve nuk ishte paqja, por Arktiku. Rusia, e cila tashmë ka investuar miliarda dollarë në ndërtimin e infrastrukturës, flotës më të madhe të thyerësve të akullit dhe projekteve gjigante energjetike në rajon, e sheh Arktikun si fushën e re strategjike për dominim global.
Investimet në Arktik si agjendë e fshehtë
Rusia ka investuar fuqishëm në Arktik gjatë viteve të fundit: portet e reja, flotën më të madhe të thyerësve të akullit në botë (shumë prej tyre bërthamorë), projekte gjigante LNG në Yamal dhe Murmansk.
Amerika, nga ana tjetër, është shumë më prapa me flotën e saj të thyerësve të akullit, vetëm disa, shumica të vjetruara, për të përparuar në projektin gjigant të gazit natyror në Alaska një ide që tregon varësinë teknike të amerikanëve në këtë fushë SHBA dikur madje kishte shqyrtuar mundësinë për të përdorur thyerës rusë për zhvillimin e projektit 44 miliardë USD “Alaska LNG”, çka tregon se kjo temë ishte shumë serioze, por nuk u tha publikisht.
Në anën tjetër SHBA, është shumë më prapa dhe po përballet me nevojën urgjente për të balancuar ndikimin rus në veri.
Diskutimi i resurseve dhe rrugëve tregtare të Arktikut mund të ketë zënë peshë të madhe pasi atje është gara e ardhshme gjeopolitike (gaz, naftë, rrugë detare të reja përmes akullit që shkrin).
Përplasja strategjike për shkakun se Rusia kërkon dominim në Arktik, ndërsa Amerika nuk pranon të mbetet jashtë lojës.
“Paqja” mund të ketë qenë më shumë dekor sesa një temë e nevojshme për opinion publik, ndërsa thelbi i samitit lidhej me energjinë, qasjen në resurse dhe kontrollin e arterieve të reja të transportit vendosja e armëve nukleare në Arktik, gjë që tregon se SHBA po i trembet këtij fakti.
Pritjet jashtë reales
Sado që shumë opinionist, më shumë vendor kanë trumbetuar se bota do të shihet në harta përgjatë këtij takimi, dhe se paqja apo lufta do të varen nga ky takim.
Aq larg shkonin sa që përfshihej edhe agjenda e republikës sonë, dhe se brenda saj do të jetë në fokus edhe situata politike që mbretëron në vend.
Kështu që, samiti i paraqitur si mision paqeje dhe që do ti sillte botës zgjidhje të shpejta, ishte në fakt një duel energjetik dhe strategjik për kontrollin e Arktikut, dhe interesave të dy shteteve.
Paqja mbeti vetëm një fasadë për opinionin publik, ndërsa bisedat reale u zhvilluan mbi naftën, gazin dhe rrugët e reja tregtare që hapen me shkrirjen e akullnajave.
Në fund, as paqe e as marrëveshje konkrete nuk u arrit, por një gjë mbetet e qartë.
Arktiku po bëhet skena e re e garës së madhe gjeopolitike mes SHBA dhe Rusisë.
Autori i shkrimit është Emrush Shkodra