Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ennur Totre, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë.
Totre, 27-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit qendror/ofensiv dhe vjen nga radhët e klubit turk Sakaryaspor.
Karriera e tij është e pasur me përvojë ndërkombëtare. Ai është formuar dhe ka shkëlqyer te Shkëndija e Tetovës, ku fitoi disa tituj kampioni në Maqedoninë e Veriut. Performancat e tij e dërguan më pas në KF Tirana dhe Vorskla Poltava në Ukrainë.
Afrimi i Totres paraqet një forcim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke i dhënë skuadrës më shumë cilësi, përvojë dhe alternativa për objektivat që klubi.
Mirë se erdhe Ennur Totre, dhe suksese me fanellën kuq e bardh!