Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranesira te shperndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s”, thuhet në njoftim.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHPK-së.