Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se stacioni i ri i autobusëve po merr formë.
Investimi prej 1 milion eurosh pritet t’i japë qytetit një stacion të denjë dhe një imazh të ri, duke u shërbyer më mirë udhëtarëve.
Statusi i plotë:
Stacioni i ri i autobusëve po merr formë!
Nga një hapësirë me kushte të vështira, shumë shpejt po shndërrohet në një qendër moderne të transportit publik.
Me infrastrukturë bashkëkohore, ambiente dinjitoze dhe parkingje nëntokësore, qytetarët do të kenë një stacion të denjë, që i jep imazh të ri Gjilanit.
Investimi prej 1 milion € garanton një hapësirë të re, funksionale dhe të nevojshme për udhëtarët tanë.
#përGjilaninqëduam