Andi Shkodra, një nga emrat e rinj që po hyn fuqishëm në skenën politike të Gjilanit, do të garojë në zgjedhjet lokale me numrin 35 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një kohë ku qyteti jonë ka nevojë për energji të reja, mendime të freskëta dhe zëra që e duan me gjithë shpirt vendin, në skenën politike po del një emër i ri, por me rrënjë të forta në idealizëm dhe punë: Andi Shkodra!
“Gjilani është vendi ku kam lindur, jam rritur dhe ku çdo rrugicë më flet me kujtime. Është frymëzimi im i përditshëm dhe arsyeja pse kam vendosur të ndërmarr këtë hap, një obligim qytetar për të qenë zëri i gjilanasve në kuvend,” thekson ai.
Andi në komunën e Gjilanit e ka shndërruar pasionin për dijen, politikën dhe shoqërinë në një mision jetësor. Si student i shkencave politike, aktivist i pandalshëm, ku ishte kryetar i një organizate rinore që ka frymëzuar dhe përfshirë dhjetëra të rinj në aktivitete kulturore, edukative e shoqërore, Andi është shembulli se si një i ri mund të bëhet motor i ndryshimit dhe pikërisht ajo se qka i duhet pikërisht politikës tashmë.
“Unë besoj se politika nuk është veqse privilegj, por shërbim. Unë besoj se rinia nuk duhet të jetë spektatore, por aktore kryesore e zhvillimit,” shprehet ai me bindje.
Kandidatura e tij për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 35 ku kandidon nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje është një thirrje për të gjithë ata që duan të shohin një Gjilan më të drejtë, më modern e më të hapur ndaj ideve të reja që ai mund të sjellë. Ai thekson tutje “unë nuk vij me premtime boshe, por me një zotim të plotë duke u premtuar punë të palodhur, guxim për të folur dhe për ta mbrojtur të vërtetën, e përkushtim për secilin qytetarë që ka nevojë, e do jem zëri i juaj e do luftoj për të drejtën e secilit nga ne!”
Për Andin është më se e rëndësishme se në kuvend:
• Rinia të ketë përfaqësim real në institucionet vendimmarrëse
• Arsimi dhe kultura të jenë në qendër të zhvillimit lokal
• Transparencë dhe përgjegjësi ndaj gjithë qytetarëve
“E di se ndryshimi fillon me një zë të vetëm, por bëhet më i fuqishëm kur ky zë bashkohet me qytetarët. Premtimi im është i thjeshtë: të punoj me ndershmëri, guxim dhe përkushtim për të mirën e përbashkët,” shprehet Shkodra.
Për Andin, ky është fillimi i një rruge të re por jo vetëm për karrierë personale, por për një Gjilan më të drejtë, më modern dhe më të hapur ndaj të gjithëve.