Me katër ndeshje në program, sot, nis sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Sezoni i ri, pritet të jetë interesant, me dhjetë skuadrat që kanë synime të mëdha dhe janë të vendosura ti arrijnë objektivat.
Drenica rikthehet në elitë, ndërsa Prishtina e Re bën debutimin e saj në SUperligën e Kosovës në futboll pas një rrugëtimi fantastik dhe të shpejtë nëpër rangjet e ulëta.
Sot, do të luhen katër ndeshje që startojnë në orën 16:30 kurse xhiroja e parë do të mbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e cila starton në të njëjtën kohë.
Një prej dueleve më interesante të xhiros së parë, pritet të jetë ai ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës, që luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Duel tjetër interesant, do të jetë edhe ai në Ferizaj, ku skuadra e Ferizajt e pret Dritën e Gjilanit, kampionen në fuqi dhe ekipin favorit për titull.
Drenica e pret skuadrën e Llapit në shtëpi, ndërsa Prishtina e Re do të luajë në udhëtim te skuadra e Malishevës.