I dyshuari për vrasjet në Gjilan, Mefail Shkodra
Janë bërë një javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan.
Të dyshuarit, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij Edonisin dhe Engjullin, janë ende në arrati.
Lidhur me këtë është deklaruar sërish Policia.
Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Klankosova.tv se janë duke punuar intensivisht për rastin.
“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Për kapjen e tyre, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtarë për kapjen e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij.
Vrasja e rëndë dyshohet të këtë ndodhur për fajde.