Të dashur familjarë, miq dhe bashkëqytetarë,
Me shumë kënaqësi dhe ndjenjë përgjegjësie, ju njoftoj se tanimë jam pjesë e listës së PDK-së, ku do të kandidoj për Asamblenë Komunale – Gjilan në zgjedhjet lokale 2025.
Ky vendim vjen nga dëshira ime për të kontribuar më shumë për komunitetin tonë, për të dëgjuar zërin tuaj, dhe për të qenë një përfaqësues i denjë i interesave tona të përbashkëta.
Jam i përkushtuar që veçanërisht të punoj në përmirësimin e shëndetit publik, sepse shëndeti publik është garancion për mirëqenien e secilit qytetar. Gjithashtu, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, shërbimet publike, bujqësia dhe arsimi do të jenë fokusi im profesional duke vepruar me përgjegjësi, përkushtim, integritet dhe transparencë.
Përkrahja juaj ka shumë rëndësi për mua sepse së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunën tonë.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! 💙
Me respekt,
Alban Spahiu