Sot u zhvillua ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës, mes Gjilanit dhe kampionit në fuqi, Ballkanit.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte e para që kaloi në epërsi gjatë pjesës së parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizonte të gjitha.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë për gjilanasit, të cilët patën disa mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, por fati nuk ishte në anën e tyre. Nga ana tjetër, skuadra nga Suhareka, Ballkani, arriti të shfrytëzojë një prej rasteve dhe barazoi rezultatin.
Takimi u mbyll me rezultatin 1-1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë në start të kampionatit.