Nënkryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, ka reaguar ashpër ndaj komunës për mos-alokimin e pagave të mbi 300 punëtorëve.
Ai theksoi se një qeverisje që nuk ua paguan hakun punëtorëve, të cilët me djersën e tyre mbajnë familje, nuk ka asnjë të drejtë të flasë për zhvillim e progres.
“Është koha që qytetarët e Gjilanit të mos pranojnë më heshtjen përballë dështimeve të tilla. Keqmenaxhimi i komunës ka emër!”, deklaroi Ismajli.
Ai shtoi se punëtorët janë shtylla kryesore e çdo zhvillimi dhe mosrespektimi i tyre është dështim i qeverisjes lokale.
#bashkeperfitore 👓
#ldkpertej #PerGjilan