Një 23-vjeçar nga Gjilani, i cili dje ishte lënduar pasi ra aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në një kompani private, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në QKUK, pavarësisht ndihmës së mjekëve.
Lajmin për Radio Star e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se pronari i kompanisë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” (neni 358 i KPRK-së).
Hetimet po zhvillohen nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.