Një lajm i rëndë ka prekur sot Kamenicën dhe më gjerë. Familjarët kanë njoftuar se ka ndërruar jetë Greta Kryeziu, një vajzë e re, e cila po përballej me probleme shëndetësore të rënda.
Gjatë ditëve të fundit, qytetarë të shumtë nga Kamenica dhe vise të tjera u mobilizuan për të siguruar mjete financiare, me qëllim që asaj t’i mundësohej një ndërhyrje e domosdoshme mjekësore. Por, përkundër përkushtimit dhe solidaritetit të treguar, Greta fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen.
Ajo njihej si një vajzë e dashur, e respektuar dhe e angazhuar, duke lënë pas kujtime e gjurmë që do të mbeten të paharruara për familjen, të afërmit, shoqërinë dhe gjithë ata që e njohën nga afër.
Në një postim prekës, familjarët e saj kanë bërë të ditur lajmin e hidhur:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë e dashura jonë, Greta Kryeziu (vajza e hallës). Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun – Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Familja dhe të afërmit janë të tronditur nga kjo humbje e madhe. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t’i falë mëkatet, ta bëjë banore të Xhenetit Firdeus dhe të afërmve t’u japë durim e forcë për ta përballuar këtë dhimbje.
Detajet rreth varrimit dhe ceremonisë mortore pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë miqve për këtë humbje të parakohshme.