Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Alban Hyseni, ka publikuar fotografi së bashku me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Në këtë ngjarje morën pjesë struktura të shumta të partisë nga niveli lokal dhe qendror. Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe u prit brenda zyrave të Vetëvendosjes në Gjilan, ku u zhvilluan takime dhe aktivitete.
Përmes një postimi publik, Hyseni e cilësoi këtë përvjetor si një moment domethënës për qytetin dhe për gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shpërndarë edhe mesazhin simbolik: “20 Vjet, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan!”.