Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 14 gusht njoftoi për arrestimin e dy shqiptarëve nga Kosovë në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh.
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini, ishin arrestuar nën pretendimet se si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile.
Familjarët e Bashkimit dhe Xhemajlit kanë njoftuar sot se ata janë liruar, transmeton Zeri.info.
“Në emër të familjes së dajve, familjes Emini po ju njoftoj se dy dajtë e mi Bashkim dhe Xhemalji Emini janë liruar nga mbajtja në Serbi, janë shëndosh e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani pranë familjeve”, thuhet në njoftimin e familjes.