Sot në fshatin Roganë të komunës së Kamenicës, u mbajt ceremonia mortore për ndarjen nga jeta të Greta Kryeziut. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me familjarët, kolegët dhe qytetarët e shumtë, i dha lamtumirën e fundit bashkëpunëtores së tij të ngushtë.
Haradinaj vlerësoi lartë figurën e Greta Kryeziut, duke e quajtur atë një vajzë të përkushtuar, profesioniste të palodhshme dhe një bashkëpunëtore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë.