Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’,ku po zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Differdange, skuadra gjilanase po mban epërsinë pas pjesës së parë në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar Albert Dabiqaj.
Bardhekaltrit treguan angazhim të madh dhe arritën të kontrollojnë ritmin e lojës, duke u shpërblyer me një rezultat pozitiv pas 45 minutave të para.
Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të sjellë pjesa e dytë, ku Drita do të synojë të ruajë avantazhin dhe të sigurojë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.