Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun në “Politiko”, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë pikë, Limaj u shpreh i prerë se partia e tij nuk do ta japë votën për kryeparlamentarin nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike me VV-në dhe Albin Kurtin.
“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, ka deklaruar Limaj. /Gazeta10