Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se abstenimi për kandidaturën e Hekuran Muratit ka qenë një mesazh që ata duan zgjidhje.
Ai, pas dështimit të seancës konstituive të premten, ka deklaruar se janë për diskutime për të gjetur një kandidaturë konsensuale.
“Abstenuam për të dhënë një mesazh që po duam zgjidhje. Kërkuam konsultime para seancës, por nuk u pranua”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu ka theksuar se mbajtja sekret e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit deri në fillim të seancës është e palogjikshme.
Vetëvendosje ka propozuar të premten Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit, i cili nuk mori votat e mjaftueshme.