Mbrojtësi i krahut të Dritës, Raddy Ovouka, mbrëmë ka shënuar një moment historik në karrierën e tij. Futbollisti zhvilloi ndeshjen e 100-të me fanellën bardhekaltër, në përballjen ndaj Differdange.
Ky jubile e bën atë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të rëndësishëm të skuadrës gjilanase.
Komunikata e klubit të Dritës:
Njëri nga lojtarët tanë më të rëndësishëm, Raddy Ovouka, mbrëmë në ndeshjen ndaj Differdange 03, në kuadër të UEFA Conference League, shënoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën tonë në të gjitha garat.
Ovouka bëhet lojtari i parë i huaj në historinë e klubit që arrin këtë shifër me fanellën bardh e kaltër.
Të urojmë edhe shumë paraqitje të tjera me ne, KAMPION!
RADDY26 🤍