Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, e udhëhequr nga drejtori Shpend Nuhiu, ka shpallur hapjen e konkursit për ndarjen e 488 bursave për studentët e komunës së Gjilanit.
Bursat ndahen për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, sipas kategorive të përcaktuara, me qëllim të përkrahjes së të rinjve në vazhdimin e studimeve dhe ngritjen e cilësisë arsimore në komunë.
Komunikata e plotë:
Njoftim për studentët e komunës së Gjilanit
Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ndan bursa për studentët e studimeve themelore dhe Master, sipas kategorive në vijim:
• 274 bursa, secila në vlerë prej 60 € në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, ndahen për studentët e Komunës së Gjilanit që studiojnë në universitetet e Kosovës, jashtë territorit të Komunës së Gjilanit.
• 181 bursa, secila në vlerë prej 40 € në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, ndahen për studentët e Komunës së Gjilanit që studiojnë në universitetet brenda Komunës së Gjilanit.
• 33 bursa, secila në vlerë prej 40 € në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, ndahen për studentët e studimeve Master.
Për më tepër:
https://gjilan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/08/Konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-stundente-te-komunes-se-Gjilanit.pdf