Dy përballje të rëndësishme të futbollit kosovar zhvillohen sot, ku në fokus janë dy skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani.
Drita do të përballet me Ballkanin në Suharekë, në një ndeshje që nis nga ora 14:00. Skuadra gjilanase ka udhëtuar drejt Suharekës me synimin për të marrë tri pikët dhe për të vazhduar garën në Superligën e Kosovës.
Ndërkohë, në orën 18:00, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit pret Drenicën. Pas ndarjes me trajnerin Debatik Curri, kuqebardhët synojnë të reagojnë në fushën e tyre dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.
Të dyja ndeshjet pritet të jenë të rëndësishme për objektivat e skuadrave, ndërsa tifozët presin paraqitje bindëse nga ekipet e tyre në këtë xhiro të kampionatit.










