Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një burrë në Kllokot pasi është goditur nga veturë derisa po e kalonte rrugën.
Në raporti 24 të policisë është thënë se shoferi i veturës është arrestuar.
“Kllokot 22.08.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.