70 vjeçari jeton i vetëm në fshat, ai gatuan dhe ushqimin e përgatitë vet Për të arritur deri në fshatin Graxhenik të komunës së Kamenicës është bukur vështirë. Rruga që është punuar shkel e shko tash është e pakalueshme meqë në vend të zhavorrit është hedhur dhe deri diku me automjet, e diku diku me traktor e besa edhe një pjesë të rrugës këmbë arritëm në këtë fshat. Heshtje e paparë. Vetëm oxhaku i Sabit Maliqit tymonte. Ai tha se në këtë fshat mysafirët janë të rrallë. Rruga e pakalueshme ka ndikuar në izolimin e fshatit, por Maliqi nuk e ka ndërmend ta lëshojë. Është vështirë të jetohet i vetëm në fshat, por Sabiti e urren qytetin. ”Dy ditë në Prishtinë më duken dy javë. Këtu ajri i pastër, mjaltë sa të duash, pula të fshatit e vezë, është kënaqësi e vërtet. Katër lopë i shita meqë nuk kisha ushqim për to e në mungesë të rrugës nuk kisha mundësi të blejë”, tha ai për RTV21. Sabit Maliqi jeton i vetëm qe 19 vjet në fshatin Graxhenik. Graxheniku, fshat i boshatisur pas lufte. Më parë në këtë fshat jetonin 90 familje, ku kishte edhe serbë. Por, tani janë shpërngulur të gjithë, përveç Sabitit që tha se deri në vdekje nuk largohet nga vendlindja e tij, kurse fëmijëve e të afërmeve u uron shëndet në qytet.
Fshati i Kamenicës që ka vetëm një banor
Ndani këtë artikull