Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe shpresës për ndërtimin e një të ardhmeje të sinqertë për qytetin.
“Ky qytet meriton dashni që e kthen shpresën në forcë dhe forcën në të ardhme të sinqertë!”, ka shkruar Ismajli, duke përcjellë mesazhin e tij për qytetarët e Gjilanit.
Me këtë deklaratë, kandidati i LDK-së synon të përcjellë vizionin e tij për zhvillimin e komunës dhe për bashkimin e qytetarëve rreth një të ardhmeje më të mirë.
Statusi i tij është shoqëruar edhe me moton e fushatës:
#BashkëPërFitore 👓
#LDKPertej
#BashkëPërGjilan