Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me qytetarë edhe në rrugët e qytetit. Të dielën, ai është parë duke biseduar nga afër me disa prej tyre, një nga një, duke diskutuar për çështje që i preokupojnë.
Hyseni, i cili synon mandatin e dytë qeverisës, ka nisur një qasje të drejtpërdrejtë me qytetarët jo vetëm në lagje, por edhe në hapësira publike të qytetit, ku po zhvillon bashkëbisedime të hapura dhe të afërta.